Është liruar nga paraburgimi Tom Dodaj, njëri nga të dyshuarit në rastin e Liridona Ademajt, i cili akuzohet për shitjen e armës.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e cila bëri të ditur se i njëjti nuk është liruar nga aktakuza, por do të mbrohet në liri.
Gjykata Themelore gjithashtu ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj, për tre të dyshuarit e tjerë në këtë rast.