Dega e LDK-së në Vushtrri ka reaguar pas zhvillimeve që lidhen me lirimin e pozitës së nënkryetarit si dhe emërimeve e zëvendësimeve nëpër drejtoritë komunale.
Në komunikatën e lëshuar nga LDK thuhet se Idrizi po mbulon skandalet duke shkarkuar vartësit e tij.
“Cilin skandal korruptiv po e mbulon Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi me lirimin nga detyra të Nënkryetarit të vet të Komunës dhe disa drejtorëve në një ditë të vetme? Krejt qyteti po flet për këto skandale dhe qytetarët po e dijnë të vërtetën pas këtyre lirimeve nga detyra.” shkruan në komunikatën e LDK-së.
Në vijim gjeni postimin bashkë me reagimin e degës së LDK-së në Vushtrri: