Policia e Kosovës ka raportuar zhdukjen e një personi nga Prishtina.
Siç thuhet në raportin 24 orësh, i njëjti është larguar nga shtëpia e tij më 6 maj, dhe nuk është kthyer më, transmeton klankosova.tv.
Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje specifike mbi rastin, megjithatë dyshohet se ai është larguar me automjet të tij me targa vendore.