Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili përdorte telefonin gjate drejtimit të mjetit.
Gjatë verifikimit, ka rezultuar se njëjti dy javë më parë ishte ndëshkuar për kundërvajtje për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit, transmeton VeriuInfo.
Në bazë të ligjit 08/L-186, neni 231, paragrafi 92, kundërvajtësit -shoferit që ka vepruar në kundërshtim me dispozitat duke folur në telefon për herë të dytë i është shqiptuar gjobë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për tre (3) muaj.