Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për veprën “vrasje e rëndë në tentativë” në Fushë-Kosovë.
Siç njoftohet në raportin 24 orësh, i dyshuari nën ndikim të narkotikëve e kishte joshur një burrë që të konsumojë substanca narkotike, por ai kishte refuzuar.
Poashtu, i dyshuari e kishte joshur që të kryejnë marrëdhënie seksual, por që ishte refuzuar përsëri, njofton Klankosova.tv
Si shkak i kësaj, i dyshuari e kishte goditur në kokë me një thikë të kuzhinësviktimën mashkull kosovar, dhe më pas i njëjti ishte trajtuar në QKUK.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.