Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, thotë se qeveria “Kurti” arriti ta largojë nga raportet shprehjen “kapje e shtetit”.
“Nga deputetët e opozitës që patën fjalime më herët, u konstatua se raporti i DASH-it për herë të parë e përdorë fjalën ‘korrupsion serioz në qeveri. Por LDK po harron se këtë e përmend për herë të parë në vitin 2020, kur ka qeveris LDK-ja. Atëherë është vendosë fjala “korrupsion serioz” dhe është përdorë në secilin raport “pandëshkueshmëria”. Dritoni po kërkon me ditë në cilën faqe, hyn të raporti edhe e ke korrupsion serioz. Kjo po tregon që LDK-ja edhe PDK-ja e kanë gjetë një shprehje edhe janë kapë për këtë shprehje”, ka thënë Pacolli.
Pacolli iu ka thënë deputetëve se do të ishte mirë me i lexu raportet analizoni ato edhe pastaj organizoni seanca.
“Kur t’i analizojmë raportet do të ishte mirë me gjetë një pikë reference krahasimi. Viti 2018 e pasqyron qysh keni qeveris ju dhe në vitin 2023 e pasqyron qysh qeversimi ne. Ju e keni detyru secilën organizatë ndërkombëtare me shkru që flitet për ‘kapjen e shtetit’”, thotë ajo.