Qeverisja komunale e Vushtrrisë që drejtohet nga kryetari Ferit Idrizi, sot pritet të pësoj disa ndryshime.
VeriuInfo mëson se sot pritet të lirohen nga detyra të paktën tre drejtorë komunal.
Burime të VeriuInfo bëjnë të ditur se emrat që do të largohen nga Qeverisja komunale janë: Furtuna Krasniqi – drejtoreshë e Urbanizmit, Medina Bunjaku – Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Ilmi Azemi – drejtor i Prokurimit.
Përderisa personat që do të emërohen në vend të tyre vijnë nga shërbimi civil me përvojë të gjatë në komunën e Vushtrrisë, e që janë: Izet Miftari – drejtor i DKRS, Nexhat Merovci – drejtor i Urbanizmit, Azize Krasniqi – drejtoreshë e Prokurimit.
Pas dorëheqjes së Shpetim Zhegrovës nga pozita e nënkryetarit të komunës dhe emërimit në këtë pozitë të tashmë ish drejtoreshës së Administratës, Hava Mlinaku, pozitën e kësaj do të fundit në administratë do ta kryej Hyrije Uka.
VeriuInfo mëson se ditëve në vazhdim mund të ketë ndryshime tjera në përbërjen e drejtorëve komunal.