Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë se Albin Kurti nuk ka mundësi të fitojë edhe një mandat tjetër.
Berisha këtë e tha në një deklaratë për GazetaBlic, teksa shtoi se, qytetarët janë të zhgënjyer me kryeministrin Kurti.
“Nëse VV’ja e fiton edhe një mandat tjetër, atëherë ky do të jetë fundit më tragjik për Kosovën dhe unë pres që mekanizmat të cilët nuk duan ta lënë Kosovën shtet, do të përdorin çdo mekanizëm ta mbajnë parti të parë”, tha Berisha.
“Unë besoj që qytetarët, veçanarisht mërgimtarët të cilët e kanë plagë atdheun, e kanë lexuar mashtrimin dhe kauzat e rrejshme që ka ngritur Albin Kurti”, shton ai.
Berisha përsëri ka hedhë akuza drejt kryeministrit, duke potencuar se ai punon përmes agjendave në Moskë e Serbi.
“Si ka mundësi që një kryeministëri i cili i ka shkaktuar kaq shumë dëme këtij vendi, të pretendojë se do t’i fitojë zgjedhjet. Unë nuk e shoh si fitues, nëse ai vjen si i tillë, vjen si projekt i agjendave anti-Kosovë, që e kanë burimin në Serbi, Moskë dhe vende të tjera që nuk e duan Kosovën, Albin Kurti është pjesë e kësaj agjende dhe ky është projekti për ta zhbërë Kosovën”, tha Berisha për GazetaBlic.