Disa qytetarë të Mitrovicës janë ankuar se nuk i kanë marrë shërbimet mjekësore në Emergjencën e Mitrovicës.
Siç i kanë treguar Gazetës Sinjali, mjekët aty – pacientëve ua kërkojnë udhëzimin e mjekut familjar.
Dhe, kjo ndodh pavrësisht se në hyrje të objektit të Emergjencës së Mitrovicës shkruan se “vizita pa udhëzim paguhet 10 euro”.
Por, sinjalizusit e Gazetës Sinjali thonë se shërbimet mjekësore nuk i kanë marrë nga mjekët aty, ndonëse kanë shprehur gatishmërinë të pagujanë shumë të cilën administrata e Emergjencës e ka vendosur në njoftim.
Gazeta Sinjali për këtë çështje ka trenuar të kontaktojë me Gëzim Berishën, drejtor mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, por i njëjti e ka pasur telefonin e fikur./GazetaSinjali/