Ka vdekur pediatrja Dallëndyshe Kumnova.
Doktoresha Kumnova, përfundoi studimet për mjekësi të Përgjithme në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës.
Ndërkaq, specializimin për Pediatri e përfundoi në Kroaci, në vitin 1991.
Ajo iu ka shërbyer qytetarëve të Mitrovicës në Spitalin regjional “ Dr. Sami Haxhibeçiri” deri në pensionimin e saj.
“Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve, kolegëve dhe familjarëve të saj”, thuhet në njoftimin e OMK-së.