Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, po vazhdon të mbahet i burgosur nga Serbia.
Kreu i MPB-së ka thënë se “Jankoviq është dërguar në paraburgim për prishje të rendit kushtetues të Serbisë”, njofton KlanKosova.tv.
“Ndalimi, arrestimi dhe transferimi i tij në Rashkë duhet të jetë alarmues për të gjithë”.
Sveçla ka konfirmuar se si institucion kanë kontaktuar me familjen ne Jankoviq dhe kanë ofruar mbrojtjen juridike të tij.
Për gjendjen e tij, Sveçla, ka treguar se është angazhuar edhe Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi.