Raif Lahu nga dega e NISMA Socialdemokrate në Vushtrri është emëruar drejtor për Ekonomi dhe Investime Kapitale në Komunën e Vushtrrisë, bën të ditur “Vushtrria Press”.
“Më kënaqësi ju njoftoi që me propozim të NISMA Socialdemokrate dhe me vendim të Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi jam emëruar Drejtor për Ekonomi dhe Investime Kapitale.
Po ashtu dua të falenderoi dhe kryesin e NISMA Socialdemokrate për mbështetjen dhe besimin për të udhëhequr me këtë Drejtori.
Duke llogaritur përvojen time dhe shërbimin timë të deritanishëm në të mirë të qytetit timë dhe tuajin do të vazhdojë të shërbejë me ndershëmëri dhe me sinqeritet në të miren e Vushtrrisë!”, ka njoftuar drejtori Lahu.
NISMA Socialdemokrate është në koalicion me PDK-në në qeverisjen komunale në Vushtrri.