Deputeti i PDK-së, Ferat Shala e ka kritikuar përformacën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Qeverinë, duke përmendur rënie të fitimit në vlerë miliona eurosh në KEK.
“Çfarë është duke ndodhur në KEK!?A ka llogaridhënie dhe kush duhet të jap përgjegjësi?. Nga 105.1 milion euro fitim në vitin 2022, ka rënie për 91.9 milion euro në vitin 2023. Ky fitim minor prej 13.2 milion euro, që është përgjysmë më i ulët edhe së në vitin e pandemisë 2020?”, shkroi ai.
“Për cilën përformancë na flet Ministrja e Ekonomisë dhe Qeveria?”, shtoi Shala.
“PS: Të dhënat dhe shifrat e bazuara në raportin vjetor të KEK-ut, për vitin 2023!”, tha gjithashtu deputeti i PDK-së në Facebook, raporton Klankosova.tv.