Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, është e bindur se e drejta e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të bëhet realitet, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Kosova ka dëshmuar përkushtimin që 20 vite, duke shtuar se sot dhe nesër janë ditët historike për të ardhmen evropiane të vendit.
Postimi i saj i plotë:
E bindur që e drejta e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, do të bëhet realitet!
Kosova që 20 vite ka dëshmuar përkushtim në ndërtimin e vlerave thelbësore të demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe në mbrojtjen e barabartë të njerëzve!
Sot dhe nesër janë ditë historike për të ardhmen tonë evropiane!