Kryetari i Qendrës së LVV-së në Vushtrri, Sylejman Meholli, duke njoftuar për vizitën e Ministrit të Infrastrukturë, Liburn Aliu, ka shkruar se priten mbi 600 mijë euro investime nga qeveria Kurti në komunën e Vushtrrisë.
Sipas Mehollit kjo shumë do të investohet në 4 projekte të mëdha në komunën e Vushtrrisë.
Postimi i plotë:
Qeveria e Kosovës financon disa projekte në Komunën e Vushtrrisë!
Rreth 600 000 Euro investime në infrastrukturen e Komunës së Vushtrrisë nga Qeveria Kurti do të ndodhin nëpërmes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe atë për:
1. Projekti i Rrugës nga Ura e Silnicës deri tek Fabrika Llamkos në vlerë prej 252 700 Euro!
2. Projekti i rehabilitimit të Rrugëve Akrashticë-Balinc në vlerë prej 173 500 Euro!
3. Projekti i rehabilitimit të Rrugës “Dëshmorët e Kombit” Vushtrri në vlerë prej 115 300 Euro!
4. Projekti i rehabilitimit të Rrugëve Dumnicë e Ulët – Dumnicë e Eperme në vlerë prej 50 000 Euro!
Qeveria Kurti për qytetarët! Faleminderit Minister Liburn Aliu dhe zvminister Hysen Durmishi për mbështetjen e këtyre projekteve dhe takimet vllazërore!
Me respekt,
Dr. Sylejman Meholli
Kryetar i LVV Vushtrri