Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, e cila filloi me një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Imeri, i cili njëherësh ka qenë edhe ish-anëtar i Kuvendit të Komunës dhe ish-drejtor për Shërbime Publike.
Mbledhja është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli Latifi, ndërsa mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nënkryetari Shpëtim Zhegrova, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës që u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës janë:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, mbajtur më datë 28 mars 2024;
2. Shqyrtimi dhe aprovimi i Raportit tremujor të shpenzimeve për periudhën Janar-Mars 2024;
3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft-Planit të veprimit kundër braktisjes dhe mosregjistrimit në shkollë 2024-2026;
4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa;
5. Pyetje dhe përgjigje.
Për më shumë, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë të datës 25 prill 2024 mund ta ndiqni edhe në ueb-faqen e Komunës: https://kk.rks-gov.net/vushtrri/vushtrri-4-2/video-mbledhjet-e-kuvendit-komunal/