Hiti më i ri i kësaj pranvere tashmë është publikuar në Kosovë.
“PËR DASHNI” është kënga më e re e këngëtarit të mirënjohur nga Vushtrria, Ardian Gashi që vjen kësaj radhe në bashkëpunim me këngëtaren Donjeta Morina, shkruan “Vushtrria Press”.
““PER DASHNI” e keni tashme ne cdo platforme dixhitale. Faleminderit per dashnin qe vazhdoni me na e jep ne cdo projekt qe ne sjellim tek ju! ❤️
Mirdon H. Pacolli
Adnan Pacolli
Diez Music
Donjeta Morina”, ka shkruar Gashi.
Ardian Gashi e ka nisur karrierën muzikore në moshë shumë të re. Ai ishte pjesë e spektaklit të talentëve të rinj “The Voice of Albania” në Tiranë.
Sot Ardian Gashi i njohur si Ardi është ndër këngëtarët e preferuar në dasma dhe ahengje të tjera familjare.