Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëfinancimi me University of York,Europe Campus në Selanik
Kjo do të u mundësoj studentëve vushtrrias të studiojnë aty,si dhe do të ndahen 10 bursa studimi për vitin akademik 2024/2025
Bursat do të ndahen në programet si shkenca kompjuterike, programim, inteligjencë artificiale, psikologji, si dhe MBA.
Komuna e Vushtrrisë dhe City Collage bashkëfinancojnë 5 bursa, 50-50% (3 bachelor dhe 2 master), ndërsa City Collage dhe vet studenti, bashkëfinancojnë 5 bursa tjera, 50-50% (3 bachelor dhe 2 master).