Në një veprim të rëndësishëm që synon të forcojë lidhjet dhe të mbështesë anëtarët e saj në mërgatë, Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri ka njoftuar themelimin e Këshillit për Mërgatën. Ky vendim, i marë nga Kryesia e degës, reflekton përkushtimin e LDK-së për të qenë sa më afër bashkatdhetarëve të saj kudo që ata ndodhen.
Këshilli i ri synon të jetë një urë lidhëse mes Degasë së LDK-së në Vushtrri dhe mërgatës vushtrriase që jeton e vepron në të gjithë botën. Ky hapi vjen si një përgjigje ndaj nevojës për të mbështetur dhe mobilizuar mërgatën vushtriase, e cila në çfarëdo forme ka kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillimin dhe përparimin e LDK-së dhe Kosovës në përgjithësi.
Udhëheqja e Këshillit për Mërgatën do të jetë në duart e Shkëlqim Xhaferit, Muharrem Kalludrës dhe Ajet Tahirit, të cilët janë emëruar si përgjegjës për të drejtuar dhe koordinuar aktivitetet e këtij këshilli. Aktualisht, Këshilli numëron anëtarë nga mërgata vushtriase në shtete të ndryshme si Gjermania, Zvicra, Finlanda, Suedia, etj., dhe parashikohet të zgjerohet me aktivistë e veprimtarë nga të gjitha vendet ku ka prani të mërgatës vushtriase.
Kjo nismë pritet të rrisë ndikimin dhe prezencën e LDK-së në komunitetet e diasporës, duke u mundësuar atyre të marrin pjesë më aktivisht në jetën politike dhe sociale të Kosovës, edhe pse janë larg shtëpisë. Me themelimin e Këshillit për Mërgatën, LDK në Vushtrri shpreson të ndërtojë një rrjet të fortë mbështetës që do të kontribuojë në realizimin e objektivave të saj strategjike, si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të Kosovës.