Çitaku tha se Kurti iu kthye përsëri marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, ato që sipas saj, numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konufca, ka thënë se janë të mira dhe të dëshiruara.
“Gjithsesi, në interes të tij dhe për pak oksigjen ditor politik, ai qenka mundu me u marrë prapë me Presidentin Thaçi, ani pse ai po bën tri vjet e gjysmë i mbyllur në Hagë – në mbrojtje të luftës së shenjtë të popullit tonë për liri”.
“Është e pabesueshme se si një gjë Kryeministri Kurti nuk e ka kuptuar ende. Që Hashim Thaçi, edhe kundër vullnetit të tij, do të mbahet mend si Kryeministri i Pavarësisë së Kosovës”, shkroi Çitaku.
Ajo më tej tha se Kurti si kryeministri i dytë më jetëgjatë në vend, do të mbahet në mend vetëm si kryeministri i autonomisë politike për serbët e pjesës veriore të Kosovës.