Janë arrestuar dy persona si të dyshuar për veprat penale “Dhënia e ryshfetit dhe marrja e ryshfetit”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njëri nga të arrestuarit është zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, raporton gazeta10.
Në njoftimin e policisë thuhet se ai dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare, ku gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në terminalin Doganor në Mitrovicë dyshohet se nga një qytetar/palë në procedurë ka pranuar një shumë të hollash.
Tutje sipas njoftimit bëhet e ditur më tej se i dyshuari mashkull me qëllim të lehtësimit të procedurave të kontrollit, i kishte ofruar para të gatshme zyrtarit të ATK-së të cilat i janë gjetur në xhepin e tij dhe të njëjtat i janë sekuestruar përkohësisht si provë materiale relevante për veprën penale. /Gazeta10