Në shkollën ShMU 1 në qytetin e Vushtrrisë me ndihmën e mësimdhënëseve Miradije Zhegrova dhe Valdete Bunjaku, nxënësit e kësaj shkolle organizuan javën kushtuar Matematikës, raporton “Vushtrria Press”.
Gjatë kësaj jave u organizuan aktivitete të ndryshme, ndër to “Panairi i Matematikës” me ç’rast u prezentuan punime të ndryshme, të punuara me shumë dashuri nga nxënësit tanë.
Për ta përmbyllur këtë javë shumë domethënëse, panairin e shkollës SHMU 1 e vlerësoi me praninë e tij edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, z. Albanez Tahiraj, së bashku me zyrtarin komunal të arsimit, z. Enver Bajrami.
Siç bën të ditur “Vushtrria Press”, drejtori Tahiraj vlerësoi lart kontributin e mësimdhënseve për të shënuar këtë ditë.
Mësimdhënëset kanë organizuar edhe një garë brenda shkollës, ku u zgjodhën tre nxënësit më të mirë të klasëve të teta:
– Vendi i parë i takoi nxënësit Arman Bunjaku;
– Vendi i dytë i takoi nxënësit Edmond Deliu;
– Vendi i tretë i takoi nxënëses Nina Përvetica.
Falënderim i veçantë u nda edhe për mësimdhënësen e fizikës Hadije Zuçakun, për një angazhim të pashoq që tregoi gjatë kësaj jave.