Klubi i futsallit Vushtrria ka njoftuar se është kompletuar ekipa për sezonën pranverore.
Lojtari me përvojë të madhe në futsall, prishtinasi Jeton Pacolli lojtar i klubeve Fc Obiliqi e BB Llapi ka tani ka nënshkruar me Vushtrrinë, shkruan “Vushtrria Press”.
Edhe talenti nga Vushtrria, Olti Ibra do të jetë pjesë e klubit të qytetit tij, i cili ka premtuar shumë gola gjatë kampionatit.