Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe drejtori i Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), Zenel Bunjaku, kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëfinancimi, për të realizuar projektin “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit”.
Përmes kësaj marrëveshje do të ketë përkrahje të grave dhe burrave në sektorin e bujqësisë, do të ndahen grante të vogla në sektorin e përpunimit të frutave, perimeve, ëmbëlsirave apo produkteve të qumështit.
“Përkrahja për aftësimin profesional për të rinjtë, gratë dhe burrat do të jetë e vazhdueshme”, tha kryetari Idrizi pas nënshkrimit të marrëveshjes.