Në 25 vjetorin e rënies së Dëshmorit Shaban Krasniqi, sot kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me familjarët dhe bashkëluftetarët e tij kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë lapidarit të dëshmorit.
“Në 25 vjetorin e rënies heroike të Dëshmorit të Kombit Shaban Krasniqi, në Zhilivodën e pushkëve të lirisë, bashkë me familjarët, vajzën e Dëshmorit, Florjanën, bashkëluftëtarë të UÇK-së, bëmë homazhe dhe vendosëm kurora lulesh pranë Lapidarit të Dëshmorit”, tha kryetari Idrizi.