Kryetari i Komunës së Vushtrrisë ka bërë një njoftim të rëndësishëm e rinisë. Në një deklaratë në facebook i pari i Vushtrrise ka njoftuar se do të vazhdojë të subvencionoj 100% të rinjtë e saj që përfundojnë me sukses trajnimet profesionale në Diakonie Training Center. Për më tepër, ata që ndjekin trajnimet për gjuhën gjermane ose frënge në SPEEEX Education apo qendra të tjera të licencuara, do të përfitojnë subvencione deri në 100 euro.
Në fokus të subvencionimit janë profilet profesionale të nevojshme në tregun e punës. Në Diakonie Training Center, subvencionohen profile si instalues i ngrohjes qendrore, instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit, instalues elektrik, qeramikë, knauf, fasadë dhe ngjyrosje, grim, rrobaqepësi dhe parukeri.
Ai theksoi suksesin e programit të vitit të kaluar, ku u subvencionuan 1219 të rinj për trajnime në SPEEEX Education dhe qendra të tjera, si dhe 37 të rinj që përfunduan me sukses trajnimet në Diakonie Training Center.
“Në Vushtrri, të rinjtë janë prioriteti ynë i padiskutueshëm,” tha kryetari në deklaratën e tij. Kjo njoftim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të mundësive të rinisë në tregun e punës dhe zhvillimit të tyre profesional.