Klubi i Hendbolli “Vushtrria” është tërhequr nga gara për arsye financiare. Kështu ka bërë të ditur vet klubi përmes llogarisë së tij në rrjetin social facebook.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar sportdashës, me keqardhje ju informojmë se nga sot klubi më i suksesshëm i qytetit tonë, KH VUSHTRRIA(M) largohet zyrtarisht nga garat per arsye financiare. I pamundur është mundi i vetëm një individi, me lojtarë të ri, që të provoj të mbijetoj sepse klubi nuk ka pasur as edhe një ndihmë fiannciare për të vazhduar garat. Le të mbetet në ndërgjegjen e të gjithë atyre që e braktisën klubin dhe e dërguan në shuarje, e rininë e lanë të sillet rrugëve.
Me keqardhje të madh