Franco Foda ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore që Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvilloj përballë Hungarisë të martën mbrëma.
Trajneri gjerman i Kosovës duke thënë se mezi presin përballjen me Hungarinë në stadiumin Puskas Arena që pritet të jetë i stërmbushur.
Neptun prezanton dyqanin më të ri në Albi Mall në Gjilan, me një hapje spektakolareBoshkoski: Koalicioni me OBRM-PDUKM-në është për arsye ideologjike, nuk më ka lënë anas…Dani Alves u lirua nga burgu në Spanjë, mblodhi një milion euro dhe pagoi me kushtEgla sfidon durimin e Meritonit: Debati në oborr shënon kulmin, ajo ia kap fytyrënDeliu-Kodra: Kryeministri është dorëzuar
“Jemi duke u përgatitur për një ndeshje mjaft të rëndësishme. Kemi fituar ndaj Armenisë me epërsi minimale, por ka mundur të jetë fitore më e thellë. Megjithatë shënuam fitore, ndërsa tani na pret një ndeshje tjetër e rëndësishme. Mezi presim të paraqitemi në ndeshjen kundër Hungarisë në një stadium që pritet të jetë i mbushur”, tha fillimisht Foda.
Përzgjedhësi i Kosovës ka thënë se nuk do të jetë e lehtë pasi përballë kanë një përfaqësuese shumë të fortë, por që ai ka besim te grupi i tij dhe do të paraqiten mirë.
“Nuk do të jetë e lehtë, luajmë kundër një ekipi shumë të fortë. Ne zhvilluam ndeshje të mirë ndaj Armenisë, kemi skuadër që ka aftësi teknike”.
“Por do të jetë e vështirë përballja ndaj Hungarisë që udhëhiqet nga një trajner që ka treguar paraqitje të mira siç është Marco Rossi. Ne mbesim skuadër e fortë dhe kemi besim te grupi ynë”, tha Foda. /Telegrafi/