Përshkak të pëlcitjes së gypit kryesor furnizues disa lagje të Vushtrrisë do të mbeten pa ujë deri në sanimin e defektit.
Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, përmes një njoftimi në rrjetin social facebook.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Vushtrri,
Si pasojë e pëlcitjes së gypit kryesor furnizues ka ardhur deri te ndërprerja e furnizimit me ujë të pijes të rrugës “Ana Lin” dhe të gjitha rrugicat nga rruga “Shote Galica” gjer tek rruga “Selmon Miftari”.
Sanimi i gypit do të filloj nesër në orët e paraditës dhe pritet që furnizimi me ujë të pijes të rifilloj në orët e pasditës.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!