Sonte në Galerinë e Arteve në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri është hapur ekspozita e piktorit të njohur shqiptar Ismet Bolukemini nga Vushtrria por që jeton dhe vepron në Turqi, shkruan “Vushtrria Press”.
Kjo ekspozitë mbahet në kujtim të dy dijetarëve të rëndësishëm dhe të paharruar për historinë e Vushtrrisë, Myderiz Sheh Selim Sami Jashar Drejta dhe Teuvfik Shala (Çallpan).
Ekspozita e Bolukeminit me temë “duaje natyrën, mbroje jeshilen” është aktivitetet që zhvillohet në bashkëpunim mes Komunës së Vushtrrisë dhe Institutit Yunus Emre.