Pas vijimit tre vjeçar në “Innovation Academy”, nxënësi Enis Abazi ka nisur hapat e parë të zhvillimit të karrierës duke u punësuar në kompaninë “Star Labs” në rolin e “Full Stack Developer”.
Për këtë sukses të Ensari ka njoftuar me krenari Innovation Academy në Vushtrri, duke e vlerësuar lart përgatitjen e Ensarit dhe punësimin e tij.
“Punësimi i tij erdhi si rezultat i punës së palodhshme dhe vizionit të tij për të mësuar çdo herë e më shumë. Secili rrugëtim ka vështirësitë e veta, por Enisi me përkushtim të plotë nuk hoqi dorë asnjëherë nga ky profesion!” shkruan Innovation Academy.
“Ne si Akademi përmbushemi dhe motivohemi edhe më shumë kur shohim nxënësit tanë duke korrur suksese të tilla, andaj ne do të punojmë çdo herë e më fort që këta të rinj t’i shohim sa më lart! ” shkruhet tutje në njoftim.
Innovation Academy është një ndër institucionet që po përgatitë në vazhdimësi gjenerata të reja programerësh të gatshëm t’u bëjnë ballë sfidave të tregut të punës në nivel vendi dhe jashtë tij. Ensari është vetëm njëri nga shumë të tjerë që kanë arritur të punësohet pas vijimit të kurseve dhe shkollimit në Innovation Academy.