Njësia e specializuar shumëkombëshe e KFOR-it (MSU) ka kryer një patrullë sigurie në margjinat e demonstratave paqësore të mbajtura në Mitrovicën e Veriut, kanë njoftuar nga ky mision.
KFOR-i thotë se vazhdon të veprojë si reagim i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX). Ata theksojnë se mes tyre ka koordinim të rregullt, transmeton Paparaci.
“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, pretendohet në deklaratë.
Në Mitrovicën e Veriut dje serbët kanë mbajtur një protestë kundër Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila heq dinarin nga qarkullimi i pagesave në Kosovë./Paparaci.com