Një burrë është arrestuar në Prishtinë i cili kërkohej me 14 urdhëresa të gjykatës.
Prej tyre gjashtë urdhëresa kanë qenë me burgim, përkatësisht gjashtë vite e tre muaj burgim për veprat vjedhje e rëndë, kanosje dhe lëndim trupor, përcjell Klankosova.tv.
“Sot rreth orës 00:20, nga njësite të stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të Gjykatës. Ndaj personit të dyshuar:
V.M, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive 14 urdhëresa, prej tyre 6 urdhëresa me burgim, (6 vite e tre muaj burgim), për veprat vjedhje e rëndë, kanosje e lëndim trupor”, njofton policia.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.