Mallorca ka arritur të shënoj fitore në çastet e fundit ndaj Rayo Vallecamos me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 24-të.
Hero i kësaj ndeshje ishte futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi që shënoi gol në momentet e fundit të ndeshjes, shkuran Arbresh.info.
Fillimisht Sanchez i dhuroi epërsinë Mallorcës, në minutën e 48-të, për 1-0.
Por Rayo nuk u dorëzua dhe gjeti barazimin në minutën e 76-të, përnes Garcias.
Ndërkohë në minutën e dytë shtesë, ishte Vesdat Muriqi që u gjend në zonë më së miri dhe arriti të shënoj gol me kokë, për të rikthyer epërsinë dhe të marrë fitoren e parë në vitin 2024 në La Liga.
Me këtë fitore Mallorca kalon në kuotën e 23 pikëve dhe ndodhet në pozitën e 15-të./Arbresh.info/
Vedat Muriqi scored in last moments!pic.twitter.com/37zPbGKkDG
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 11, 2024