Lajmi të mirë të mira vijnë nga Norvegjia ku si zakonisht edhe këtë herë protagonist është një futbollist me prejardhje nga Kosova, respektivisht Vushtrria.
Bëhet fjalë për 20 vjeçarin Drilon Ibishi i cili këtë javë ka qenë një prej lëvizjeve më të mëdha të futbollistëve shqiptar me prejardhje nga Kosova.
Talenti me prejardhje nga Vushtrria ka bërë një hap para drejt karrierës së tij si futbollist profesionst duke nëshkruar me klubin Arendal që bënë gara në divizionin e e dytë në futbollin Norvegjez.
“Na duhen lojtarë që luajnë në pozita të ndryshme dhe në këtë aspekt do ta vlerësoja Drilonin lojtar që mund të paraqitet në disa pozita ofenzive”, ka thënë trajneri i Arendalit, Vegard Hansen.
Drilon më parë ka lujatur për skuadrën Floy, ndërsa me kontratën e re do të mbrojë ngjyrat e klubit Arendal deri në vitin 2025.