Trajneri i kombëtares së Kosovës në Futoboll, do të përcaktohet gjata javës së ardhshme.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Ai në emisionin “Var” në Tëvë 1, tha se disa trajnerëve ua kanë dërguar objektivat e Kosovës dhe ofertat dhe të hënën pritet që të marrin përgjigjet nga kandidatët potencial.
“Që nga e hëna do t’i kemi programet e tyre dhe përgjigjet e tyre, dhe do ta zgjedhim këtë javë sigurisht. Do ta bëjmë publike dhe do të bëjmë kontratë”, tha Ademi në Tëvë 1.
Kreu i FFK-së ka folur edhe për shortin e Kosovës në Ligën e Kombëve, por edhe për atë se kur pritet të nisin punimet në fushën e stadiumit “Fadil Fokrri”.