Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri dhe drejtoresha e Spitalit dr. Shefkije Shatri së bashku me drejtoreshën mjekësore, dr. Filloreta Berisha, pranuan certifikatën e Falënderimit, nga Stacioni i Policisë së Mitrovicës së Jugut nën motivacionin:
“Dëshiroj që përzemërsisht të ju falënderoj juve dhe stafin tuaj për bashkëpunimin e vazhdueshme me Policinë e Kosovës, gjegjësisht me drejtorinë rajonale të Policisë, Mitrovicë e Jugut. Përkrahja e juaj dhe stafit tuaj dhënë policisë së Kosovës gjatë vitit 2023, vit tejet sfidues për të gjithë ne, na e ka lehtësuar situatën dhe punën tonë në shumë sfera dhe në raste konkrete, me muaj të tërë stafi juaj profesional mjekësor kanë qëndruar në objektet tona policore në veri dhe në lokacione me rrezikshmëri mjaftë të lartë, ku vlen të theksohet se me prezencën e stafit tuaj mjekësor, i kanë bërë që zyrtarët policor i kanë bërë të ndjehen më komfor pavarësisht rasteve dhe rrezikshmërisë në ato zona”.
Po ashtu drejtoresha e Spitalit i falënderoj zyrtarët policor për bashkëpunimin dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes reciproke.