Policia e Kosovës ka vazhduar punën sot me intensitet të shtuar dhe ka identifikuar dy persona të cilët kanë të bëjnë me shpërthimin e ndodhur mbrëmë në Veri të Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani për “Mitropol” ka thënë se dy të dyshuarit janë persona me interes për intervistim.
Florenti Company
Koha
Market Florenti
“Të njëjtit i kemi kërku edhe në shtëpitë e tyre por nuk janë aty.”, ka thënë Elshani.
Përveç dy personave të lenduar ku njeri ka lëndime më të renda por jashtë rrezikut për jetë, nga shpërthimi janë dëmtuar edhe 7 vetura.
Besohet se ky konflikt ka qenë pasojë e problemeve të mëhershme në mes të këtyre personave.