Pocedurat e tenderit për rrugën Mitrovicë-Prishtinë, janë në fund.
Burime të “Jepi zë” kanë treguar se javën e ardhshme pritet të nënshkruhet kontrata me kompaninë fituese.
Siç mësohet, në tender parashihet që punimet të përfundojnë për 12 muaj, shkruan “Jepi zë”.
Mësohet se kompania që ka fituar tenderin për t’i kryer këto punime, është “Eskavatori Company”, ndërkaq nuk dihet ende vlera e tenderit.
Kujtojmë se ky tender parasheh rregullimin e rrugës vetëm deri në Smrekonicë. Pjesa tjetër, nga Smrekonica në Mitrovicë, ende nuk është as afër që të nisin procedurat.