Deputeti Mefail Bajqinovci së bashku me kolegun e tij deputet nga Vushtrria, Nasuf Bejta morën pjesë sonte në “Ekspozitën shëtitëse ” që u mbajt në Galerinë e Arteve në Vushtrri, shkruan “Vushtrria Press”.
“Kjo ekspozitë mbresëlënëse u organizua nga Asociacioni i Artistëve Vizuelë të Kosovës, në Vushtrri, ku përfshiu punimet e artistëve nga Mitrovica, Vushtrria dhe Skenderaj. 30 artistë morën pjesë, dhe nga këta, 6 prej më të mirëve do të zgjidhen për të shkuar në Tiranë. E falënderoj z. Tafil Peci për këtë organizim”, tha deputeti Bajqinovci.
Kjo ekspozitë shëtitëse u organizua nga Asosacioni i Artistëve të Kosovës dhe është përkrahur edhe nga Komunat e Vushtrrisë dhe Mitrovicës së Jugut.