Komuna e Vushtrrisë është partnere e projektit të USAID Aktiviteti Kontrata Sociale, projekt i cili ka për qëllim fuqizimin e mekanizmave dhe praktikave ekzistuese të pjesëmarrjes publike në vendimmarrjen lokale për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve që jetojnë në Komunë.
Për realizimin e këtij qëllimi, zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë bashkë me qytetarët vushtrrias për tri ditë kanë qenë pjesë e punëtorisë Agjenda e Kontratës Sociale, ku janë identifikuar dy çështje prioritare nga ana e qytetarëve e të cilat do të mbështeten nga ana e Komunës dhe Aktiviteti i USAID Kontrata Sociale.
Pas identifikimit të çështjeve prioritare, tashmë zyrtarët e Komunës dhe qytetarët do të punojnë bashkërisht për hartimin dhe finalizimin e Agjendës së Kontratës Sociale dhe Planin e Veprimit, zbatimi i të cilave do të përkrahet në dy vitet e ardhshme nga Aktiviteti i USAID Kontrata Sociale.
Postimi i plotë: