Zyrtarë të Teatrit “Dodona”, të Arkivit të Komunës së Prishtinës, të Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, Qendrës Kulturore për Rini dhe Zjarrfikësit, kanë protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës.
Ata po kërkojnë kushte më të mira për punë dhe që të ndalohet ndikimi nga personat që janë përgjegjës, raporton Ekonomiaonline, përcjell Klan Kosova.