Ngrohja e shkollës “Naim Frashëri” në Vushtrri ka probleme që nga fillimi i kësaj jave.
“Prindër të nderuar, ju njoftojmë se për shkak të defekteve me stufën e nxemjes, mësimi ndërpritet deri në njoftimin e radhës. Siç jeni të njoftuar që disa ditë nxemja nuk ka punuar me kapacitet të plotë. Sot kemi ankesa se shkolla është e ftohtë prandaj morëm këtë vendim”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.