Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar pasi shteti i Kosovës ka marrë në pronësi kompleksin Rajska Banja në Banjskë të Zveçanit.
Vuçiq ka thënë se serbët në Kosovë do të mbijetojnë dhe do të ruajnë pronat e tyre, kur u pyet për bastisjen dhe marrjen në pronësi të këtij kompleksi, transmeton lajmi.net.
Ai shtoi se Kosova do të donte që “emri dhe mbiemri serb të fshihet”.
“Ata po e bëjnë këtë tërësisht me heshtjen e madhe të botës, por serbët do të mbijetojnë dhe do të ruajnë pronën dhe kapitalin e tyre,” tha ai, shkruan tanjug.