Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Rexhep Maliqi.
Në një telegram ngushëllimi, sindikata ka njoftuar për vdekjen e Maliqit dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të të ndjerit.
“Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë,Rexhep Maliqi, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta” thuhet në njoftimin e sindikatës.