Një person ka raportuar në polici se pasi e ka dërguar bashkëshorten e tij për në repartin e gjinekologjisë në QKUK e ka kuptuar se foshnja ka vdekur.
Policia e ka cilësuar rastin si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, ndërsa bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.