Është varrosur Liridona Murseli, e cila dyshohet se është vrarë nga grabitësit në Prishtinë, dy ditë më parë.
Varrim i saj është bërë në fshatin Cërmjan të Gjakovës, raporton Klankosova.tv.
Në varrimin e saj kanë marrë pjesë një numër i madh i familjarëve dhe qytetarëve.
E versionin se si ndodhi e gjithë kjo ngjarje, e ka treguar vjehrri i saj i cili tha se ajo që dinë është se grabitësit u kanë dalur përpara gjatë kohës kur ata ishin duke shkuar në shtëpinë e tyre.
Ai u shpreh se djali i tij ka arritur t’i shpëtojë fëmijët dhe veten, por që nuk e di saktësisht se si ka mbetur Liridona në veturë.