Unioni Evropian i Xhudos i ka kushtuar një shkrim të veçantë, xhudistit të Kosovës, Akil Gjakovës që ka arritur në finale të Kampionatit Evropian të Hapur, ngjarje që po zhvillohet në Prishtinë.
EJU shkruan se Kosova mund të ëndërrojë një medalje të artë.
Megjithatë nuk janë kampionet olimpike Nora Gjakova apo Distria Krasniqi, por ish-kampioni evropian Akil Gjakova (-73). 27-vjeçari, vëllai i vogël i Norës, në finale do të përballet me Manuel Lombardon (ITA) për medaljen e artë.
Nënkampioni i Kampionatit Botëror eliminoi në gjysmëfinale kampionin olimpik Lasha Shavdatuashvilli (GEO) me një waza-ari. Edhe një herë, xhudisti nga Torino përdori teknikën e tij të veçantë ‘kata-guruma’ për të fituar.
Heroi vendas Gjakova, i cili përfundoi i treti në Kampionatin Evropian në Montpellier (FRA) në fillim të nëntorit, mundi numrin një të botës Hidayat Heydarov (AZE) në çerekfinale duke kënaqur të gjithë tifozët vendas.
Fituesi i finales do të marrë 55,000 euro.
Blloku final në Prishtinë fillon në ora 17:00. me dy luftërat për medalje të bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë. Dy atletët e parë do të ndeshen në duelin e parë, me numrin një Hidayat Heydarov (AZE) që do të përballet me numrin dy Lasha Shavdatuashvili (GEO).
Në ndeshjen e dytë për medaljen e bronzit, pretendenti surprizë Dardan Cena, 20 vjeç dhe nr. 18 në renditjen e juniorëve, është një tjetër hero i vendasve. Cena, i cili është i 241-ti në botë në renditjen e përgjithshme, do të përballet me Petru Pelivan (MDA).