Një person është therur me thikë sot në mëngjes në Prizren, duke kaluar në vija të bardha. Viktima po trajtohet në emergjencën e qytetit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi
“Një person është duke u trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit përshkak se i njëjti ka pësuar lëndime në rrugën e Ankarasë, deri tek rasti ka ardhur përshkak që gjatë kalimit në vendin për këmbësorë, për shkak të një mosmarrëveshje, pasagjeri ka dal nga vetura dhe e ka goditur”, tha Gashi.
“Lidhur me rastin reagimet policore kanë qenë të menjëhereshme dhe njësitet janë në kërkim të të dyshuarit, pasi i njëjti është i njohur për policinë”, tha Gashi.