“Para pak çastesh jam informuar për arrestimin e një pjesëtari të FSK’së në lidhje me rastin”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pas arrestimit të pjesëtarit të FSK-së, për të vrasjen e Liridona Ademaj.
Ai është shprehur i tronditur me krimin siç e quan ai makabër.
“I tronditur kam përcjellë ngjarjen e fundit tragjike, atë të vrasjes së Liridona Ademaj. Ndërkohë që zhvillimet e fundit rreth zbardhjes së rastit kanë sjellë një situatë makabër në publik”, ka thënë Maqedonci.
Më tej, ai ka thënë se aktorët që kanë bërë këtë krimi duhet të ta marrin dënimin e merituar.
“Të gjithë të përfshirët në rast duhet të marrin dënimin meritor ndërsa deri në zbardhjen e plotë të rrethanave, ndaj pjesëtarit të FSK’së do të veprohet në përputhje me rregulloret e FSK-së”, ka theksuar.
“Ngushëllime familjes, të afërmve dhe gjithë qytetarëve të prekur nga vrasja e Liridona Ademajt!”, ka përfunduar reagimin ai.